Liv.52, siguria & efikasiteti i vërtetuar 277 prova klinike & kërkime shkencore të publikuara

Ingredientët Kryesorë

Disa nga Bimët mjekësore tek formula e Liv.52; çikorja, njëmijëfletëshi, arjuna, capparis spinosa.
Go to Capparis spinosa

Capparis spinosa

Capparis spinosa përmban p-metoksi benzoik acid që është hepatoprotektor i fuqishëm. Parandalon rritjen e malondehidit (biomarker për stresin oksidativ) në plazëm dhe qelizat hepatike. Është inhibitor i niveleve enzimatike ALT dhe AST dhe përmirëson funksionet hepatike dhe ato të shpretkës. Flavonoidet e pranishme janë antioksidantë të fuqishëm.

Go to Çikorja

Çikorja

Çikorja mbron heparin nga alkooli, ka veti të fuqishme antioksidante e cila duket tek aftësia e eliminimit të radikaleve të lira. Çikorja ka shumë veti mjekësore, por po përmendim prodhimin e lëngut biliar; lëng me ngjyrë jeshil në të verdhë që ka rol të rëndësishëm në alkanizimin & tretjen e yndyrnave në zorrën e hollë. Një thënie në Skandinavi thotë: “ku ka çikore, nuk ka mjek”.

Go to Njëmijëfletshi

Njëmijëfletshi

Achillea millefolium ose Njëmijëfletshi ka lidhje me figurën mitologjike të Akilit, që e përdorte për shërimin e plagëve tek ushtarët e tij. Njëmijëfletshi përmirëson funksionet gastro-intestinale, qarkullimin e gjakut si dhe ruan në vlera normale presionin e gjakut.

Go to Arjuna

Arjuna

Terminalia arjuna është përdorur ndër shekuj për efektet e saj në sistemin kardiovaskular. Arjuna normalizon nivelet e kolesterolit e ndihmuar dhe nga dieta e përshtatshme. Normalizon ritmin kardiak, qetëson në rastet stresuese dhe përmirëson funksionet detoksifikuese të mëlçisë.

Përgjigje mjekësore ndaj një bote toksike

Ti e do mëlçinë, apo jo? Kujdesi ndaj mëlçisë është thelbësore për shëndetin tuaj. Pra, nëse jeni duke kërkuar për një pastrim rrënjësor të mëlçisë dhe detoks pa përmbajtje të Silimarinës, ktheni sytë tek produkti më i besuar, më i shitur & testuar klinikisht i Himalaya; Liv.52 – mbi 60 vjet histori me qindra studime klinike në njerëz, studime të botuara në revista mjekësore ndërkombëtare, një testament ndër vite për fuqinë dhe potencialin e tij. Mbroni qelizat, enzimat hepatike dhe përmirësoni performancën e mëlçisë dhe detoksin e përditshëm në të njëjtën kohë!

Pse kam nevojë për Liv.52?
Pavarësisht sa e përzgjedhur mund të jetë dieta ushqimore, ambienti është e pamundur të shmangim pesticidet, kimikatet, ndotësit. Shëndeti dhe rigjenerimi normal i mëlçisë janë thelbësore për mbarëvajtjen e shëndetit në tërësi. Mëlçia punon intensivisht për të filtruar toksinat e dëmshme dhe për të ndërtuar lëndë ushqyese për mbijetesën e organizmit. Studimet klinike të Liv.52 mbështesin funksionet qelizore të mëlçisë, dhe ruajnë nivelet enzimatike të specializuara që nevojiten për të ndihmuar mëlçinë të kryejë më shumë se 500 funksione të ndryshme, duke përfshirë pastrimin dhe detoksin (ndryshe nga produktet me Silimarinë që shfaqin vetëm efektin antioksidant). Mëlçia punon intensivisht. Gjej mënyrën e shpejtë, të lehtë dhe të përshtatshme për ta mbështetur atë çdo ditë me Liv.52.

Veprimi mbrojtës i Liv.52

Liv.52- Bëj mëlçinë të buzëqeshë përsëri!

Rreth 300 kërkime & teste klinike në 6 dekada mbi formulën e Liv.52, dhe pothuajse në të gjitha konfirmohet siguria dhe efikasiteti i tij. Qysh prej 1955, Liv.52 tableta normalizon sistemin enzimatik, përmirëson asimilimin e lëndëve ushqimore dhe funksionet hepatike. Liv.52 është një formulë fitoterapeutike, e studiuar gjerësisht që detoksifikon mëlçinë nga agjentë të ndryshëm potencialë; ku përfshihen alkooli, toksinat mjedisore, toksinat nga barnat dhe ushqimet.

Ju mund të Paguani me Paypal ose me Kartë Krediti/Debiti; dorëzimi i Liv.52 kryhet nga posta Shqiptare brenda 3 ditëve punë. (Zgjidh më poshtë sasinë e dëshiruar; 30% zbritje aplikohet me blerjen e 3 kutive Liv.52)

Zgjidh Sasinë

Shih Postimet & të Rejat e Fundit

Rreth Liv.52

Hepatoprotektori Natyral me Qindra Testime & Studime Klinike
Liv.52 përshkruhet nga mbi 200,000 mjekë në 89 vende anembanë botës. Çdo sekondë, një Liv.52 blihet diku nëpër botë.

Liv. 52, LiverCare është një produkt Lfitoterapeutik unik, 100% natyral, me formulë komplekse që mbron heparin në mënyrë të sigurtë dhe efikase. Liv. 52 ka efekte të shumëfishta; tonik, hepatoprotektor kompleks, koleretik, kolecistokinetik, stimulon oreksin,karminativ, antiemetik, laksativ në rastet e konstipacionit kronik, diuretik, antiedematoz, hipolipemiant dhe antianemik. Përbërësit natyralë tek Liv. 52 shfaqin veti të fuqishme hepatoprotektive kundër agjentëve toksikë që shkaktojnë hepatotoksicitet. Në anorexi, nënpeshë, Liv. 52 normalizon si ritmin bazë të të yshqyerit, ashtu dhe ndjenjën e ngopjes. Rekomandohet tek humbja e oreksit në shtatzani. Si shtesë e përditshme ushqimore, Liv. 52 ruan funksionet hepato-biliare, stimulon kontraktimin kolecistik, nxit eliminimin e sekretimit biliar, përmirëson oreksin, tretjen dhe proceset e asimilimit duke nxitur shtimin në peshë. Mekanizmi i veprimit; • Përmirëson oreksin dhe proceset e asimilimit • Normalizon transaminazat • Nxit çlirimin e fermenteve biliare • Mbron qelizat hepatike nga metabolitët toksikë • Rregullon metabolizmin hepatik. Studimet e fundit pohojnë se Liv.52 klinikisht normalizon dhe ruan vlerat normale të kolesterolit, lipoproteinave, fosfolipideve dhe triglicerideve. Rekomandohet në hepatitet akute dhe kronike, steatozë, diskinezitë biliare, cirrozat hepatike në stadin fillestar, mungesë oreksi, kequshqyerje dhe në problemet e sistemi të tretjes, në helmimet nga alkooli, barnat dhe nga toksinat e ndryshme.

  • Cirroza hepatike; sëmundje e mëlçisë gjatë së cilës indi i shëndetshëm zëvendësohet me ind lidhor. Ndikon negativisht në funksionet e tjera të mëlçisë si; qarkullimi i gjakut, sekretimi hormonal, largimi i toksinave etj. Liv.52 ndihmon duke ndaluar dëmtimin e mëtejshëm të mëlçise, madje ndihmon edhe në rigjenerimin e mundshëm të qelizave të dëmtuara. Liv.52 është i dobishëm tek individët nënpeshë, me çrregullim të oreksit dhe me zhvillim trupor të pakët. Përmban ingredientë që stimulojnë oreksin dhe normalizojnë atë. Tek individët mbipeshë Liv.52 ndihmon në metabolizmin e yndyrnave dhe rregullon ritmin e ushqyerjes.

  • Disa sëmundje të mëlçisë nga alkooli janë: steatoza alkoolike (dhjamosja e mëlçisë nga alkooli), hepatitis alkoolik; Liv.52 është efikas, por kërkohet abstinenca ndaj alkoolit. Liv.52 ul efektin lipotropik në alkoolizmin kronik duke parandaluar dhjamosjen e heparit (steatoza). Dehja nga alkooli shkaktohet nga prania e acetadehidit në qarkullimin e gjakut. Acetadehidi formohet nga oksidimi i alkoolit që konsumohet. Liv.52 eliminon acetaldehidin nga qarkullimi i gjakut, duke shmangur simptomat e dehjes nga alkooli

  • Ikteri apo verdhëza është çngjyrosja e lëkurës dhe sklerave në të verdhë që shkaktohet nga niveli I lartë I bilirubinës në gjak (2.5-3 mg/dL) . Ikteri konsiderohet si sëmundje e rrezikshme. Ikteri është një karakteristikë e veçantë në të gjitha variantet e çrregullimeve hepatike. Liv.52 redukton nivelin e lartë të bilirubinës në gjak si dhe vlerat enzimatike me efikasitet.

  • Si shtesë e përditshme ushqimore, Liv. 52 ruan funksionet hepato-biliare, stimulon kontraktimin kolecistik, përmirëson oreksin, përmirëson tretjen, përthithjen e lëndëve ushqimore, sekretimin e enzimave digjestive, sekretimin e lëngut biliar në zorrën e hollë, aq i rëndësishëm për përthithjen e yndyrnave.

Forma Farmaceutike e LIV.52

Liv.52 gjendet në dy forma; Tableta & Shirup

Liv.52 Tableta

Kuti x 100 Tableta
Dozimi: Të rriturit: 2 tableta dy herë në ditë. Si suplement i përditshëm ushqimor 1 tabletë dy herë në ditë. Fëmijët mbi 6 vjec: 1 tabletë dy herë në ditë Efekte anësore: Liv. 52 nuk shfaq efekte anësore në dozat e rekomanduara.

Liv.52 Shirup

Kuti x 100 ml
Administrimi i Liv. 52 shirup në foshnjat nga 0-6 muaj bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut (1-2 ml dy herë në ditë). Fëmijë mbi 6 muaj: 2.5 ml dy herë në ditë. Fëmijë 1-6 vjec: 5 ml dy herë në ditë. Fëmijë 6-12 vjec: 10 ml dy herë në ditë.

Të rejat e fundit

Kontakto me Ne